Ndonjë pyetje?

+355 68 222 6263

Hapur: 8:00 -16:00

E shtunë: 8:00 – 12:00

Pastërti profesionale.

Ultra Clean Albania është kompania më e re në shërbimet e pastrimit. Me një staf të ri energjik dhe të kujdesshëm ndaj detajeve ju garantojmë cilësi dhe profesionalizëm.

Ju falenderoj për mesazhin tuaj. Është dërguar.
Pati një gabim në përpjekjen për të dërguar mesazhin tuaj. Ju lutemi provoni përsëri më vonë.

Larje Tapetesh

Kompania jonë mund t’ju sigurojë larje profesionale tapetesh dhe qilimash me 5 makineri të posaçme për larje tapetesh.

Larje Divanesh & Dyshekësh

Pastrim total me pajisje moderne dhe solucione profesionale për divane, kolltuqe, dysheqe, etj. Për një ambient më të pastër.

Larja me 5 procese

Në saje te teknologjisë së avancuar që ne përdorim, tapeti juaj kalon në 5 makineri të ndryshme për t’u pastruar plotësisht. Fillon me shkundjen, pastaj larja me solucion e më pas tharja me centrifugë dhe më në fund paketimi.

1. Shkundësi i Tapeteve

Para se ta lajme tapetin e kalojme te makina  e  shkundjes  se tapetit  ku largohet  i gjithe plhuri dhe te gjitha papastertite qe ndodhen ne tapet, makina kryen nje proces vibrimi ku ben te mundur largimin e gjithckaje qe eshte teper ne tapet, pastaj me ane te nje motori te fuqishem ajo thith plurin dhe gjithcka duke bere te mundur nje shkundje perfekte, nga eksperienca qe kemi ne kete profesion kemi aritur ne perfundimin qe shukundja e tapetit luan rol deciziv ne larjen e tapetit, gati 30 %  te larjes se tapetit e realizon kjo makine.

2. Larësja e Tapeteve

Kjo makineri ben larjen e tapetit ne menyre  automatike,ajo perbehet nga gjashte furca qe punojne ne menyre te njetrajtshme mbi tapet,furcat depertojne thelle deri ne rrenjen e tapetit  duke pastruar deri ne perfeksion njekohesisht furcat drejton  formen  e tapetit, detergjenti leshohet ne menyre automatike ne varesi te tapetit, pasi kalon furcat  tapeti  kalon ne procesin e shplarjes  ku kater  valvula presioni hedhin uje mbi tapet  me nje presion deri ne 9 bar atmosfere, presioni ujit largon papastertite dhe detergjentin qe ndodhet mbi tapet,me pas tapeti kalon ne nje furce qe regullon drejtimin e qimes se tapetit, kjo makineri punon me nje software  qe llogarit plotesisht procesin e larjes se tapetit.

3. Centrifuga e Tapeteve

Centrifuga e tapetit luan nje rol te rendeshishem ne larjen e tapeteve. Ne kete makineri vendosim tapetin  qe kemi lare me lavatricen e tapeteve, ky proces  vazhdon per tre minuta me nje shpejtesi 2200 xhiro ne minute, centrifuga e tapeteve  largon mbi 90% te ujit  nga tapeti  si dhe ndonje papasterti qe mund te kete ngelur  akoma mbi tapet. Pas ketij procesi kemi nje tapet gati te thare.

4. Tharja e Tapeteve

Pasi e kemi nxjerre tapetin nga centrifuga e tapeteve e vendosim   ne natyre ku tapeti qendron per  2/3 dite ne ambjent te hapur  per te kryer procesin e tharjes 100%. Tapetet kane veti qe ne pjesen e fundit te tyre mbajne lageshti. Mbas qendrimit  per 2/3 dite ne natyre te tapetit  masim me ane te nje paisje elektronike  lageshtiren qe ka tapeti, ne qofte se cdo parameter eshte ne regull atehere tapeti eshte gati per paketim , kjo procedure shmang mykun dhe aromat  e pa deshiruara ne tapet. Po ta keni vene re kur ju e lani tapetin vete ose e coni neper lavazhe makinash  qe jane pershtatur per larje tapetesh, kur  e keni shtruar ne shtepi tapeti ju ka ardhur arome te rende,  te padurushme  dhe mbi te gjitha  keni shkurtuar jetegjatesine e tapetit ose mund ta nxirrni dhe jashte  perdorimit.

5. Paketimi i Tapeteve

Pas tharjes se tapetit  kalojme ne procesin e fundit  paketimin  e tapetit,e vendosim tapetin  ne makinerine e paketimit  dhe e mbledhim rolo njekohsisht makina me ane te lazerit nxjer permasat e tapeti ne menyry precize,me pas e vendosim tapeten ne nje plasmas ne forme tubi dhe i  lidhim te dy ekstermet qe te mos kete kontakt me ambjentin ,tapetin e paketur ne kete menyre mund ta mbani sa te deshironi.

Për një ambient më të pastër.

Detergjentë 100% Ekologjikë

Produktet e pastrimit që ne disponojmë, janë të importuara nga kompani profesionale të huaja, dhe janë të certifikuara si ekologjike, pra janë plotësisht të shëndetshme për njerëzit dhe ruajnë ambjentin përreth.

Na kontaktoni

Përmbushja e kërkesave të klientëve tanë është synimi ynë kryesor. Shërbimet tona të pastrimit janë të përballueshme, dhe ekspertët tanë janë profesionalisht të trajnuar.

Për më shumë info, mund të na kontaktoni në:

Ju falenderoj për mesazhin tuaj. Është dërguar.
Pati një gabim në përpjekjen për të dërguar mesazhin tuaj. Ju lutemi provoni përsëri më vonë.